Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme

, 23.09.2011




Në mbledhjen e sotme të e Komisionit për Punë të Jashtme, të drejtuar nga Albin Kurti , kryetar i Komisionit, është diskutuar për punën e Grupit punues lidhur me mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosoves. Me këtë rast Kurti i ka njoftuar anëtarët e Komisionit me kontaktet që ka pasur rreth kësaj çështjeje me disa ambasadorë të Kosovës nëpër vendet evropiane dhe me pyetësorin që i janë përgjigjur disa ambasadorë të tjerë, kurse përgjigjet e tyre do të përmblidhen në raportin final për nivelin e zbatimit të Ligjit për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Shërbimin Diplomatik të Republikës së Kosoves.

Komisioni ka debatuar edhe për Planin e veprimit të Kuvendit për integrime evropiane. Në mbledhje është theksuar se ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj ishe ftuar që të raportonte në Komision lidhur me strategjinë gjithëpërfshirëse për përfaqësim të jashtëm, si dhe për anëtarësimin në organet dhe organizatat ndërkombëtare.
Duke pasur konsiderata për agjendën e ngjeshur të ministrit Hoxhaj, anëtarët e Komisioni janë pajtuar që t'i përsëritet kërkesa për një takim, kur të ketë kohë ministri.
Anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme janë njoftuar edhe për vizitën e një delegacioni shtatanëtarësh të Komisionit, në Kuvendin e Shqipërisë, e cila do të realizohet me 29 dhe 30 shtator.

 

Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme