Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi merr pjesë në Konferencën e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor

, 12.10.2011




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i shoqëruar nga nënkryetari i Kuvendit Xhavit Haliti, gjendet në një vizitë në Budapest, ku po merr pjesë në Konferencën Parlamenteve të Vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilën e kryeson Lazso Kover, kryetar i Kuvendit Kombëtar të Hungarisë.

Në këtë konferencë bisedohet për bashkëpunim rajonal, fqinjësor, si dhe për kriteret për integrime në BE, ndërsa marrin pjesë të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor. Me këtë rast Kryekuvendari Krasniqi ka mbajtur dy fjalime: Perspektiva e Ballkanit Perëndimor drejt integrimit në Bashkimin Evropian dhe Dimensionet e Sigurisë dhe të bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor.


Gjatë kësaj konference kryetari Krasniqi ka pasur një takim me kryetarin e Kuvendit Kombëtar të Hungarisë, Lazso Kover. Kryetari Krasniqi,  po kështu, ka pasur takime të shkurtra edhe me kryetarin e Parlamentit të Malit të Zi, Ranko Krivokapiq, atë të Shqipërisë, Jozefina Topalli dhe kryekuvendarin e Maqedonisë, Тrајkо Velanovski.

Kryekuvendari Krasniqi merr pjesë  në Konferencën e parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor