Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale

, 12.10.2011




Grupet punuese të komisionit raportuan lidhur me ecurinë e punës për çështjet me të cilat janë të ngarkuara

Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, dy grupe punuese të komisionit kanë raportuar lidhur me ecurinë e punës për çështjet me të cilat janë të ngarkuara.

Kësisoj, deputetja Nazane Breca raportoi lidhur me monitorimin deritashëm të Ligjit për Inspektoratin e Punës, nëpërmjet vizitave nëpër institucionet përkatëse, si dhe realizimin e planit të monitorimit përmes vizitave të tjera në terren. 

U raportua, gjithashtu, edhe për punën e deritashme për amendamentimin e Projektligjit për statusin dhe të drejtat e dëshmorëve, invalidëve, veteranëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, viktimave civile dhe familjeve të tyre. Deputetja Time Kadriaj e njoftoi komisionin lidhur me procesin e amendamentimit të projektligjit, i cili, sipas saj, ka hyrë në fazën përfundimtare të tij dhe do të paraqitet në komision brenda afatit të paraparë.

Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale