Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...

, 12.10.2011




Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga Suzan Novobërdali, kryetare, ka shqyrtuar kërkesën e këshillit organizativ lidhur me rastin "Kiçina". Pas shqyrtimit të saj dhe diskutimeve, komisioni vlerësoi se kërkesa i plotëson kushtet formale-juridike për debat të mundshëm në Kuvend dhe bazuar në këtë, iu rekomandua Kryesisë që të marrë vendim përkatës lidhur me mundësinë e radhitjes për debat në njërën nga seancat plenare.

Duke e shqyrtuar rekomandimin e Nënkomisionit për Mandate, Imunitete dhe Rregullore të Kuvendit, për përshkrimin e fushëveprimit dhe të përgjegjësive të komisioneve, anëtarët e komisionit vendosën që kjo të bëhet brenda afatit të kërkuar, së bashku me kërkesën që Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione t'i jepet statusi i komisionit të përhershëm të Kuvendit.

Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...