Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon homologun turk, Çiçek
, 19.10.2011
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës dr. Jakup Krasniqi, i ka dërguar një telegram ngushëllimi kryetar të Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Cemil Çiçek, për viktimat e sulmit terrorist kundër forcave të sigurisë në Turqinë Juglindore.
Në telegramin e ngushëllimit thuhet:
I nderuar Z. Cemil Çiçek,
Me keqardhje dhe indinjatë të thellë mësuam lajmin për sulmet terroriste kundër forcave të sigurisë në Turqinë Juglindore ku humbën jetën dhe u plagosën dhjetëra ushtarë, policë e qytetarë të vendit tuaj.
Në emër të Kuvendit dhe të popullit të Kosovës, si dhe në emrin tim, ju shpreh Juve shkëlqesi, familjeve të viktimave dhe popullit të Turqisë dhembjen e thellë dhe ngushëllimet më të sinqerta.
Nëpërmjet kësaj letre dua t'ju siguroj se institucionet dhe populli i Kosovës i kanë përjetuar rëndë këto sulme terroriste dhe fuqishëm i dënojnë, si akte të shëmtuara dhe kriminale.
Ju lutem Shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë.