Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi priti deputetin Arben Malaj dhe studiuesit Metaxa dhe A. Neathery
, 19.10.2011
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me z.Arben Malaj, deputet i Kuvendit të Shqipërisë, z. Eric Metaxa, autor i librit "Një jetë me integritet" dhe dr.James A Neathery, bashkautor i projektit për promovimin e vlerave të parlamentarizmit. Në këtë takim mysafirët bënë një prezantim të aktiviteteve lidhur me vlerat e integritetit të personave publik, me theks të veçantë për deputetët. Duke folur lidhur me nevojën e promovimit të vlerave parlamentare, bashkëbiseduesit theksuan se sidomos në shoqëritë në tranzicion ka rëndësi shumë të madhe integriteti i personave,e posaçërisht i lidershipit. Me këtë rast z. Eric Metaxa ia dhuroi kryekuvendarit Kasniqi librin autorial :"Një jetë me integritet", si dhe një libër të autorit Stephen L.Carter me titull:"Integriteti".