Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

, 24.10.2011




Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i komisionit, u shqyrtua Projektligji për dhënien e dekoratave nga Presidenti i Republikës së Kosovës, me amendamentet e propozuara nga grupi punues. Anëtarët e komisionit u dakorduan që ky projektligj të shqyrtohet edhe më tej në grupin punues.

Përkrahjen e anëtarëve të Komisionit e mori raporti me amendamente i komisionit funksional në Projektligjin për Sistemin e Adresave, si dhe raporti me amendamente i Komisionit Funksional në Projektligjin për marrëveshjet ndërkombëtare.

Anëtarët e komisionit gjatë shqyrtimit të raportit me amendamente të Komisionit Funksional në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Mbrojtjen dhe Promovimin e të Drejtave të Komuniteteve dhe Pjesëtarëve të tyre në Republikën e Kosovës, si dhe gjatë shqyrtimit të vendimit të Kuvendit lidhur me shqyrtimin e projektligjit për ndihmë juridike falas, u dakorduan që të mbajnë paraprakisht një takim të përbashkët me anëtarët e komisioneve funksionale.

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion