Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa

, 25.10.2011




Komisioni për Buxhet dhe Financa i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme të kryesuar nga kryetarja Safete Hadërgjonaj, ka shqyrtuar dy projektligje, me amendamente të komisioneve funksionale.

Në përputhje me vendimin e seancës plenare për harmonizim të qëndrimeve ndërmjet Komisionit për Buxhet dhe Financa, atij për Legjislacion, Ministrisë së Drejtësisë dhe asaj për Financa, në lidhje me Projektligjin për ndihmë juridike falas, përfaqësuesit e tyre diskutuan gjerësisht për përmbajtjen e këtij projektligji, në veçanti për nenet të cilat kishin implikime buxhetore e që vlerësoheshin të papërballueshme për buxhetin e shtetit.

Pas harmonizimit të qëndrimeve me përfaqësuesit e ministrive të linjës, komisioni bëri ndryshimet e nevojshme dhe e përkrahu projektligjin me amendamentet e reja, duke e proceduar tutje për shqyrtim dhe miratim.

Komisioni përkrahu edhe Projektligjin për marrëveshje ndërkombëtare, me raportin me amendamente të komisionit funksional.

Nga mbledhja e Komisionit për Buxhet dhe Financa