Lajmet e fundit

Nga vizita Komisionit për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri në Shqipëri

, 27.10.2011




Me ftesë të Kuvendit të Republikës së Shqipërise, Komisioni për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri, i udhëhequr nga kryetari Zenun Pajaziti, ka realizuar një vizitë zyrtare në Republikën e Shqipërisë me date 24 dhe 25 tetor 2011. Komisioni gjatë kësaj vizitë u takua me kreret e institucioneve si me kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe kryeministrin Sali Berisha, nga të cilët moren garacione të fuqishme dhe perkrahje në legjislacion dhe thellim të bashkëpunimit në pika konkrete.

Ndërsa në takimet me komisionet homologe në Kuvendin e Shqipërisë, Komisioni, u prit nga komisioni për ekonomi dhe financa i kryesuar nga z.Edmond Spaho dhe komisioni për veprimtari prodhuese, tregtine dhe mjedisin z.Eduart Shalsi zëvendëskryetar i komisionit. Në këto takime u diskutua për fusha dhe pika të veçanta dhe veprimet për forma të bashkëpunimet në të ardhmen. Si përfundim nga këto takime doli idea që të organizohet një konferencë e përbashkët në mes të komisioneve dhe, të nxirën rekomandimet për dy qeveritë respektibile për hapat e metutjeshëm.

Komisioni poashtu zhvilloi takime edhe me përfaqësuesit e prodhuesve dhe bizneseve shqiptare, si më Dhomën e tregtisë dhe industrisë të udhëhequr nga z.Nikolin Jaka dhe me Shoqatën e Konfindustrisë udhëhequr nga z. Gjergj Buxhuku.

Ne përberje të delegacionit nga Komisioni ishin zëvendëskryetarja e parë Teuta Sahatqija, Berat Buzhala, Hashim Deshishku, Visar Ymeri dhe Ramiz Kelmendi, si dhe koordinatori i Komisionit Armend Ademaj.

 

 

Nga vizita Komisionit për zhvillim ekonomik, infrastrukturë, tregti dhe industri në Shqipëri