Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut...
, 31.10.2011
Kryesuar nga kryetarja Suzan Novobërdaliu, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione në mbledhjen e sotme shqyrtoi peticionin e Koalicionit ‘ad-hok" të OJQ-ve për mbrojtjen e Qendrës Historike të Prizrenit. Lidhur me këtë, Komisioni vlerësoi se peticioni i nënshkruar nga 10 mijë qytetarë të Komunës së Prizrenit i plotëson kushtet juridike për shqyrtim. Lidhur me trajtimin e mëtutjeshëm të këtij peticioni, Komisioni vlerësoi se atë duhet shqyrtuar Komisioni Funksional, përkatësisht Komisioni për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural, sepse, Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, Persona të Pagjetur dhe Peticione nuk ka mandat për ta trajtuar çështjen që është parashtruar në peticion.