Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...

, 01.11.2011




Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri,i Kuvendit të Kosovës, në mbledhjen e sotme kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit, formoi grupin punues për amendamentimin e Projektligjit nr.04/L-078 për sigurinë e përgjithshme të produkteve. Pas diskutimeve, Komisioni vendosi që kryesuese e këtij grupi të jetë Myzejene Selmani, ndërkaq anëtarë: Lutfi Zharku dhe Biserka Kostiq. Në këtë mbledhje, Komisioni miratoi edhe fushëveprimtarinë e vetë të përcaktuar sipas Rregullores së Kuvendit të Kosovës.

Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...