Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media

, 03.11.2011




Në mbledhjen e sotme të Komisionit për Arsim, Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media, të kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar, temë thelbësore ishte shqyrtimi dhe amendamentimi i Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës, nr. 04/L -68, i cili tashmë ka kaluar në leximin e parë në Kuvendin e Kosovës. Mbledhja ishte në vazhdë të shqyrtimeve të këtij Projektligj në grupin punues të këtij Komisioni. Anëtarët e Komisionit bënë një debat gjithëpërfshirës, duke synuar të gjejnë zgjidhje sa më të mira ligjore. Komisioni kishte mendime të përafërta dhe i ka mbetur edhe pak punë, kryesisht të karakterit teknik, për të kryer dhe përkrahur së shpejti në tërësi amendamntimin e Projektligjit, për ta proceduar më tej për shqyrtim në Kuvend.

Mbledhja e Komisionit për  Arsim,  Kulturё, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media