Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për të Drejtat e Njeriut
, 09.11.2011
Në mbledhjen e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, të kryesuar nga Suzan Novobërdali, kryetare e komisionit, u shqyrtua dhe u përkrah në parim propozim-plani i veprimit të Kuvendit për vitin 2012, i Raportit të Progresit 2011, për Kosovën.
Gjatë këtij takimi anëtarët e Komisionit diskutuan rreth monitorimit tw Ligjit për barazi gjinore, ndërsa më tej ata u njoftuan edhe rreth punës dhe angazhimeve të gjertanishme të grupit të punës për monitorimin e Ligjit për Liritë Fetare në Kosovë, duke shpalosur rekomandimet e grupit të punës.