Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi dënon incidentin në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë

, 10.11.2011




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës ,dr. Jakup Krasniqi , dënon incidentin që ndodhi në lagjen Kroi i Vitakut, me ç'rast u plagosën tre qytetarë të Kosovës, njëri nga të cilët pjesëtar i Policisë së Kosovës. Ndërkohë njëri nga të plagosurit fatkeqësisht ndërroi jetë.

Kryetari i Kuvendit i gjykon aktet e dhunës si të papranueshme për një shoqëri demokratike, të cilat nuk i kontribuojnë stabilitetit dhe rendit në vend.

Kryetari i Kuvendit thërret qytetarët e Kosovës të tregojnë maturi dhe qetësi. Zgjidhja e të gjitha çështjeve do të bëhet nëpërmjet rrugëve institucionale, duke respektuar ligjet në fuqi.

Kryetari i Kuvendit shfaq besimin e plotë se organet shtetërore kompetente do t'i hetojnë rrethanat që çuan te ky incident dhe se autorët e tij do të arrestohen dhe nxirren para drejtësisë.

Kryekuvendari Krasniqi dënon incidentin në lagjen Kroi i Vitakut në Mitrovicë