Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së
, 16.11.2011
Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të kryesuar nga Fatmir Xhelili, u shqyrtuan dhe u përkrahën propozim-amendamentet për Projektligjin nr. 03/L-73 për Azilin, si dhe propozim-amendamentet për Projektligjin nr. 03/L-69 për të Huajt dhe mund të procedohen më tej.
Anëtarët e komisionit gjatë këtij takimi shqyrtuan edhe raportin e ministrit të Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, lidhur me hetimin e zhvilluar nga EULEX-i rreth bastisjes së zyrave të kësaj ministrie dhe të Policisë së Kosovës.
Tutje, anëtarët e komisionit diskutuan edhe për Planin e Veprimit të Kuvendit, për vitin 2012, i Raportit të Progresit 2011, si dhe për detyrimet e komisionit.