Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi do të marrë pjesë në punimet e sesionit vjeshtor të Asamblesë për Rajonin e Detit të Zi, që mbahet në Tiranë

, 18.11.2011




Me ftesë të kryetares së Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, znj. Jozefina Topalli, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr.Jakup Krasniqi, do të do të marrë pjesë në punimet e sesionit vjeshtor të Asamblesë së Përgjithshme Parlamentare të Bashkëpunimit Ekonomik në Rajonin e Detit të Zi, që do të mbahet në Tiranë, prej 21 deri më 23 nëntor të këtij viti. Me këtë rast kryetari Krasniqi pritet të zhvillojë takime të veçanta edhe me krerët më të lartë të institucioneve të Republikës së Shqipërisë. Gjatë kësaj vizite, kreu i legjislativit tw vendit, Krasniqi, shoqërohet edhe nga Zenun Pajaziti, kryetar i Komisionit për Zhvillim Ekonomik , Mehmet Hajrizi, shef i Kabinetit, Ismet Hajrullahu, këshilltar për informim dhe marrëdhënie me publikun dhe Skender Reçica, këshilltar për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare,

 

Kryekuvendari Krasniqi do të marrë pjesë në punimet e sesionit vjeshtor të Asamblesë për Rajonin e Detit të Zi, që mbahet në Tiranë