Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 18.11.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të cilin e kryesonte z. Goran Marinkoviq, kryetar i Komisionit, u shqyrtuan katër projektligje, si vijon shqyrtimi i Projektligjit nr.04/L-71 për sistemin e adresave, me raportin e Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, me amendamentet, shqyrtimi i Projektligjit nr.04/L-54, për të drejtat dhe liritë e dëshmorëve, invalidëve, luftëtarëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjeve të tyre, me raportin e Komisionit funksional të Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies Sociale, me amendamentet, shqyrtimi i Projektligjit për Qeverinë e Republikës së Kosovës nr.04/L-68 me raportin e Komisionit funksional për Arsim. Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike dhe Media, me amendamente si dhe shqyrtimi i Projektligjit nr.04/952/L-61 për shitjen e banesave me të drejtë banimi, me raportin e Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Midis dhe Planifikim Hapësinor me ekspertizën e kryer nga eksperti i jashtëm i Komisionit Evropian.
Pas një shqyrtimi të gjithanshme anëtarët e Komisionit mbështetën Projektligjin nr.04/L-71 për sistemin e adresave, me raportin e Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, me amendamentet si dhe i Projektligjin për Qeverinë e Republikës së Kosovës nr.04/L-68 me raportin e Komisionit funksional për Arsim. Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike dhe Media, me amendamente për procedim të mëtejmë (për miratim) në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Në këtë mbledhje shqyrtimi i Projektligjit nr.04/L-54, për të drejtat dhe liritë e dëshmorëve, invalidëve, luftëtarëve, pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe familjeve të tyre, me raportin e Komisionit funksional të Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies Sociale, me amendamentet është vendosur që të shqyrtohet në ndonjë mbledhje të ardhshme të komisionit, ndërkaq Projektligjit nr.04/952/L-61 për shitjen e banesave me të drejtë banimi, me raportin e Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Midis dhe Planifikim Hapësinor me ekspertizën e kryer nga eksperti i jashtëm i Komisionit Evropian i është kthyer Komisionit funksional për rishqyrtim.
Pastaj në të njëjtën mbledhje anëtarët e Komisionit miratuan Planin e veprimit të Kuvendit të Kosovës për Integrime Evropiane për vitin 2012.