Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi u takua me kreun e PS-së, Edi Rama
, 22.11.2011
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr.Jakup Krasniqi, kishte sot një takim edhe me kreun e Partisë Socialiste të Shqipërisë, z. Edi Rama. Me këtë rast kryekuvendari Krasniqi u bëri një vështrim zhvillimeve aktuale në Kosovë, duke u ndalur në reformën zgjedhore, amendamentimet kushtetuese, detyrat që dalin nga Raporti i Progresit dhe angazhimet e institucioneve për kryerjen me kohë të këtyre obligimeve etj.
Z. Edi Rama në fjalën e tij u interesua për ecuritë ekonomike, investimet, pastaj për zhvillimin e bujqësisë, si dhe për energjetikën. Një vëmendje të veçantë z. Rama i kushtoi edhe nevojës së krijimit të një sistemi unik arsimor në nivel kombëtar.