Lajmet e fundit
Kryekuvendari Krasniqi mori pjesë në promovimin e kompletit të veprave të akademik Rexhep Qosjes
, 23.11.2011
Duke e marrë fjalën në promovimin e kompletit të veprave (29 sosh) të akademik Rexhep Qosjes, aktivitet ky në të cilin merrnin pjesë personalitete të shquara të jetës publike, shkencës, artit, kritikë letrarë dhe veprimtarë të çështjes kombëtare nga Kosova dhe Shqipëria, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi tha:" Për dyzet vjet me radhë, jemi rritur dhe edukuar me krijimtarinë e akademik Qosjes". Në vijim të fjalës së tij me këtë rast, Krasniqi po ashtu theksoi:" Qosja, me krijimtarinë e tij prej dekadash, i ka bërë nder Kosovës, Shqipërisë dhe gjithë dashamirëve të fjalës së shkruar". Fjalët më të zgjedhura, nuk mund të jenë më të mira se sa fjalët e shkruara në veprat e akademik Qosjes, tha në fund të fjalës së tij kryeparlamentari, Jakup Krasniqi.