Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi uron homologen shqiptare, Topalli

, 25.11.2011




Me rastin 28 Nëntorit, Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, ka uruar kryetaren e Kuvendit të Shqipërisë, zonjën Jozefina Topalli.

Në telegramin e urimit thuhet

  

E nderuar zonja Kryetare,


Me rastin e Ditës së Pavarësisë së Republikës së Shqipërisë kam kënaqësinë e veçantë t'ju përcjell urimet e mia vëllazërore për begatinë dhe lumturinë e popullit shqiptar dhe Tuajën personale.

Në këtë ditë feste, kujtojmë dhe nderojmë me respektin më të thellë të gjithë ata atdhetarë dhe luftëtarë shqiptarë, që me përkushtimin e tyre vetëmohues ndërtuan shtetin shqiptar dhe mbrojtën pavarësinë e tij.

Kjo ditë e shënuar për kombin tonë, më jep rastin, t'ju siguroj për angazhimin tim dhe të Kuvendit të Kosovës për të vazhduar thellimin e mëtejshëm të marrëdhënieve tona të shkëlqyera dhe të partneritetit të ngushtë midis shteteve tona, nëpërmjet bashkëpunimit të frytshëm në të gjitha fushat me interes të përbashkët.

Ju lutem zonja Kryetare, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë për Ju dhe për popullin e Shqipërisë.

 

Kryeparlamentari Krasniqi uron homologen shqiptare, Topalli