Lajmet e fundit
Kryekuvendari Jakup Krasniqi bëri homazhe te varri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari
, 28.11.2011
Me rastin e festave të nëntorit, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, bëri homazhe te varri i Komandantit Legjendar, Adem Jashari.
Me këtë rast, kreu Kuvendit u shpreh:" Këto kohë, nuk do të vinin pa angazhimin e brezave të tërë, nuk do të vinin pa flijime të mëdha. Komandanti Legjendar, Adem Jashari, me një pjesë të familjes së tij u flijua për lirinë e këtij vendi dhe ne e kemi për obligim që në raste të tilla të vijmë e t'i nderojmë. Duke i nderuar sot heronjtë e Prekazit, ne i nderojmë të gjithë brezat, të gjitha flijimet që janë bërë për lirinë e vendit dhe kombit tonë".
Kryeparlamentari Krasniqi vizitoi edhe familjen Jashari, me ç'rast u uroi festat e nëntorit.