Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

, 29.11.2011




Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i komisionit, u përkrah në parim Projektkodi penal i Republikës së Kosovës.

Anëtarët e komisionit, po ashtu shqyrtuan raportin me amendamente të komisionit funksional të Projektligjit nr. 04/L-68 për Qeverinë e Republikës së Kosovës, ndërkaq vërejtje gjatë shqyrtimit të këtij projektligji u dhanë në amendamentin 10 dhe 11.

Gjatë këtij takimi anëtarët e komisionit shqyrtuan dhe përkrahën edhe raportin me amendamente të komisionit funksional të Projektligjit nr. 04/L-69 për të Huajt, si dhe raportin me amendamente të komisionit funksional të Projektligjit nr. 04/L-73 për Azilin.

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion