Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media
, 29.11.2011
Amendamentimi i Projektligjit 04 /L- 75 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.2003/24 për Sport, ishte temë qendrore e mbledhjes së sotme të Komisionit për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Qeverisje Lokale dhe Media i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga Idriz Vehapi, kryetar i Komisionit. Anëtarët e Komisionit përkrahën amendamentet në tërësi dhe e proceduan më tej këtë Projektligj për shqyrtim në Kuvend.