Lajmet e fundit
Kryeparlamentari Krasniqi dënon dëmtimin e varrezave të hebrenjve në Prishtinë
, 01.12.2011
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr.Jakup Krasniqi, ka dënuar sot dëmtimin e varrezave të hebrenjve në Prishtinë, duke e quajtur atë akt i shëmtuar dhe provokues.
Në deklaratën e kryeparlamentarit Krasniqi thuhet.:
Dëmtimi i varrezave paraqet një akt jo njerëzor dhe në kundërshtim të plotë me vlerat e tolerancës fetare që i karakterizon qytetarët e Kosovës. Populli shqiptar në kohërat më të errëta të njerëzimit jo vetëm që nuk ka qenë diskriminues por ka treguar ndjenja të fuqishme vëllazërore ndaj hebrenjve.
Është detyrë e organeve të ndjekjes që t'i kapin dhe t'i arrestojnë kriminelët provokatorë të këtij akti të shëmtuar dhe t'i nxjerrin ata përpara drejtësisë.