Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi i dërgoi një telegram ngushëllimi presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi

, 03.12.2011




Me rastin e vdekjes së politikanit dhe shkrimtarit Sabri Godo, kryekuvendari Krasniqi i dërgoi një telegram ngushëllimi presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi, me këtë përmbajtje:"

 

I nderuar President, zoti Bamir Topi

Me hidhërim të thellë mësova lajmin për vdekjen e ish-deputetit, politikanit, shkrimtarit dhe mikut tim, Sabri Godo.

Vdekja e plakut të urtë, Sabri Godo, i cili kontribuoi aq shumë për transformimet demokratike të Shqipërisë dhe për ruajtjen e ekuilibrimeve politike në procese të ndjeshme, është humbje e madhe për politikën e kulturën shqiptare, për familjen e tij dhe miqtë e shumtë që kishte.

Sabri Godo ishte shumë i mirëpritur në Kosovë, së cilës i kushtoi angazhim të përhershëm, kurse në rininë e tij kishte qenë këndej kufirit me armë në dorë për lirinë e shqiptarëve dhe të popujve jugosllavë.

Duke ndarë dhembjen bashkë me Ju, me familjen e Sabri Godos, me kolegët e tij bashkëveprues politikë, me shkrimtarët dhe miqtë, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, ju përcjell ngushëllimet më të sinqerta", theksohet në telegramin e kryekuvendarit Krasniqi.

 

Kryekuvendari Krasniqi i dërgoi një telegram ngushëllimi presidentit të Shqipërisë, Bamir Topi