Lajmet e fundit
Nga vizita e Komisionit për Integrime Evropiane në Irlandë të Veriut
, 08.12.2011
Komisioni parlamentar për Integrim Evropian gjatë vizitës disaditore në kuadër të projektit të binjakëzimit po zhvillon takime të rëndësishme me krerët e institucioneve në Irlandën e Veriut. Anëtarët e komisionit u pritën nga kryetari i Parlamentit të Irlandës së veriut z. William Hay, i cili pasi bëri një paraqitje të shkurtër të punës së parlamentit irlandez shprehu gatishmërinë e plotë për të ndarë eksperiaencën dhe për të bashkëpunuar në të ardhmen me Kuvendin e Kosovës. Ndërsa nënkryetari i Parlamentit të Kosvës z. Xhavit Haliti duke e falënderuar për mbështetjen e ftoi atë për vizitë në Kuvendin e Kosovës dhe për bashkëpunim të mëtutjeshëm për shkak të një historie mjaft të ngjashme të dy vendeve tona. "Ka shumë mësime nga historia dhe ndërtimi i paqes të cilat do të mund të ndaheshin ndërmjet dy vendeve tona" tha zoti Haliti.
Delegacioni i kryesuar nga z. Lutfi Haziri dhe i përbërë edhe nga deputetët Alma Lama, Blerta Deliu-Kodra, Vjosa Osmani dhe Albert Kinolli u prit edhe nga dy zv/kryeministrat e Qeverisë së Irlandës së Veriut, z. Jonathan Bell dhe znj. Martina Anderson dhe po kështu edhe nga eurodeputetja znj. Dianne Dodds.
Duke folur për punën e Komisionit për Integrim Evropian, kryetari i këtij komisioni z. Lutfi Haziri kërkoi mbështetje për procesin e liberalizimit të vizave, marrëdhënieve kontraktuale dhe ato tregtare të Kosovës me BE-në si dhe për shkëmbimin e përvojave mes dy parlamenteve, edhe në nivelin e ekspertizës.
Grupi i deputetëve të Kuvendit të Kosovës zhvilloi një vizitë edhe ne qytetin e London Derry/City Derry ku u prit edhe nga kreu i Bashkisë së këtij qyteti Alderman Maurice Devenney. Implementimi i marrëveshjes së paqes ishte tema kryesore e bisedës edhe në këtë takim. Delegacioni bëri homazhe edhe tek memoriali "Bloddy Sunday" (e diela e përgjakshme) dhe po kështu vizitoi Urën e Paqes e cila lidhe dy komunitete e ndara për vite me radhë të këtij qyteti.