Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion

, 12.12.2011




Komisioni për Legjislacion, kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i komisionit, ka përkrahur propozimet për anëtar të Këshillit Gjyqësor të Kosovës.

Për shkak të disa vërejtjeve të Komisionit Evropian për Projektligjin nr. 04/L-46 për Transmetimin Publik në Kosovë, anëtarët e Komisionit për Legjislacion, u dakorduan që shqyrtimi i raportit me amendamente të komisionit funksional të Projektligjit nr. 04/L-46 për Transmetimin Publik në Kosovë, të shtyhet për një mbledhje të radhës.

Anëtarët e komisionit, përkrahën edhe këto raporte me amendamente të komisioneve funksionale të këtyre projektligjeve: Projektligjit nr. 04/L-72 për Kontrollin dhe Mbikëqyrjen e Kufirit Shtetërorë, Projektligjit për Agjencinë e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe siguria bërthamore nr. 04/1120/L-67/1, si dhe Projektligjit nr. 04/L-75 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit 2003/24 për Sport.

Tutje, u përkrah edhe raporti për mbikëqyrje të Ligjit për menaxhimin e pasurisë së sekuestruar ose të konfiskuar.

 

Mbledhja e Komisionit për Legjislacion