Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi viziton Austrinë

, 13.12.2011




Me ftesë të kryetares së Këshillit Nacional të Parlamentit të Republikës së Austrisë, znj. Barbara Prammer, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, nga 14 deri më 17 dhjetor 2011 do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Republikën e Austrisë.

Gjatë kësaj vizite kryetari i Kuvendit do të jetë i shoqëruar nga:
nënkryetarët e Kuvendit: Xhavit Haliti e Enis Kervan, si dhe Blerta Deliu-Kodra e Alma Lama, anëtare të Komisionit Parlamentar për Integrime Evropiane,

Bilall Sherifi,këshilltar i lartë politik i kryetarit të Kuvendit të Kosovës dhe Skender Reçica, këshilltar për protokoll dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Gjatë vizitës zyrtare në Austri delegacioni i Kuvendit të Kosovës, i kryesuar nga kreu i legjislativit të vendit Krasniqi, do të pritet në takime të veçanta nga znj. Barbara Prammer, kryetare e Këshillit Nacional të Parlamentit të Austrisë, z. Fritz Neugebauer,kryetar i dytë i Këshillit Nacional të Parlamentit të Austrisë dhe me personalitete tjera të këtij vendi.

Kryekuvendari Krasniqi viziton Austrinë