Lajmet e fundit

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së

, 13.12.2011




Në mbledhjen e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e Forcës së Sigurisë së Kosovës, të kryesuar nga Ahmet Isufi, kryetar i komisionit, u shqyrtuan propozim amendamentet për Projektligjin nr. 04/L-76 për Policinë.

Me këtë rast anëtarët e komisionit vlerësuan se Projektligji për Policinë është njëri ndër projektligjet me voluminoze, duke shtuar se grupi i punës ka kryer një punë të mirë për amendamentimin e këtij projektligji, në mënyrë që të ketë një ligj më të avancuar për policinë.

Anëtarët e komisionit, me shumicë votash përkrahën propozim amendamentet për Projektligjin nr. 04/L-76 për Policinë dhe mund të procedohen në mbledhjen plenare të Kuvendit, megjithatë disa nga anëtarët e komisionit paraqitën vërejtje për nenin 43 të projektligjit, duke kërkuar që të hiqet neni fjalë.

Mbledhja e Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrjen e FSK-së