Lajmet e fundit
Punonjësit e Kuvendit shënuan 10-vjetorin e punës së legjislativit të vendit
, 14.12.2011
Punonjësit e Kuvendit mbrëmë shënuan 10-vjetorin e punës së legjislativit të vendit. Në solemnitetin e organizuar me këtë rast folën sekretari i Kuvendit, Ismet Krasniqi dhe drejtoresha e Institutit Nacional Demokratik për Kosovë, Laura Nichols. Sekretari i Kuvendit ka vlerësuar punën e përditshme të punonjësve të Administratës së Kuvendit që kanë të bëjnë me funksionimin e Kuvendit, sidomos për sa i përket procesit legjislativ.
"Parlamentet kudo në botë janë aq të fuqishme dhe efikase sa janë efikase administratat e tyre", është shprehur Laura Nichols, drejtoreshë e NDI-së në Kosovë. Ajo ka pohuar se organizata e saj është dëshmitare e ngritjes profesionale të punonjësve të Administratës, ndër të tjera edhe për shkak të mbështetjes nga NDI për komisionet parlamentare dhe përgjithësisht për gjithë stafin e Kuvendit.
Për punonjësit e dalluar të Kuvendit janë ndarë mirënjohje, kurse për gjithë punonjësit e administratës së Kuvendit është organizuar një koktej rasti.