Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 15.12.2011
Në mbledhjen e sotme të Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim, të kryesuar nga z. Goran Marinkoviç- kryetar, u shqyrtuan gjithsej tre projektligje: Projektligji për ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit nr.2003/24 për sportin, me Raportin e Komisionit funksional për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Pushtetin Lokal dhe Medie, me amendamente, Projektligji nr. 04/L-72 për kontollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror, me Raportin e Komisionit funksional për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, me amendamente, si dhe Projektligjin nr.04/L-67 për Agjencinë e Kosovës për mbrojtje nga rrezatimi dhe sigurinë nukleare, me raportin e Komisionit funksional për Bujqësi, Pylltari, Zhvillim Rural, Mjedis dhe Planifikim Hapësinor, me amendamente.
Pas diskutimit gjithëpërfshirës, anëtarët e Komisionit përkrahën procedimin e mëtejmë të tre projektligjeve për miratim në Kuvendin e Republikës së Kosovës.
Edhe pse në rendin e ditës së kësaj mbledhje ishte edhe: shqyrtimi i Projektligjit nr. 04/L-46 për emitim publik në Kosovë, me Raportin e Komisionit funksional për Arsim, Kulturë, Rini, Sport, Administratë Publike, Pushtetin Lokal dhe Medie, me amendamente, kjo pikë u shty për njërën nga mbledhjet e ardhshme të Komisionit.