Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim
, 16.12.2011
Komisioni për të Drejtat dhe Interesat e Komuniteteve dhe Kthim i kryesuar nga z. Goran Marinkoviç- kryetar, sot mbajti mbledhje ku për shqyrtim pati vetëm një pikë të rendit të ditës: Projketligji nr.04/L-79 për buxhetin e Republikës së Kosovës, me amendamente.
Në mbledhje, përveç anëtarëve të Komisionit, morën pjesë edhe përfaqësuesit e EURS-it dhe OSBE-së.
Në vazhdim, pas një diskutimi të mundimshëm, anëtarët e Komisinit, me shumicën e votave, miratuan Projektligjin nr.04/L-79 për buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2012, me Raportin e Komisionit funksional për Buxhet e Financa, me amendamente, i cili për miratim do t'i procedohet Kuvendit të Republikës së Kosovës.