Lajmet e fundit

Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon homologen çeke, Nìmcová

, 19.12.2011




Me rastin e vdekjes së ish-presidentit të Çekisë, Vaclav Havel, kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovë, dr. Jakup Krasniqi, ka ngushëlluar kryetaren e Dhomës së Përfaqësuesve të Parlamentit të Republikës Çeke, znj. Miroslava Nìmcová. Në telegramin e kryeparlamentarit Krasniqi thuhet:


"E nderuar Zonja Kryetare,


Me keqardhje të thellë mësuam lajmin për vdekjen e i ish-presidentit të Çekisë, Vaclav Havel.

Vdekja e ish-presidentit të Çekisë, Vaclav Havel për kombin çek dhe për mbarë Evropën është humbje e një personaliteti dhe shkrimtari të lirisë me përmasa botërore, i cili kontribuoi aq shumë për transformimin demokratik të vendit të vet dhe të rajonit.

Ju siguroj shkëlqesi që Republika e Kosovës është shumë mirënjohëse për kontributin e ish-presidentit Havel në ndaljen e dhunës serbe në Kosovë si dhe për qëndrimin e tij prej burrështetasi në kohën intervenimit të NATO-s më 1999 mbi caqet policore e ushtarake serbe.

Në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës, si dhe në emrin tim, ju shpreh Juve shkëlqesi, familjes së Z. Havel dhe gjithë popullit çek ngushëllimet më të sinqerta.

Ju lutëm, Shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë."

Kryeparlamentari Krasniqi ngushëllon homologen çeke, Nìmcová