Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 19.12.2011
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar i komisionit, ka shqyrtuar amendamentet në Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime sociale dhe familjare, si dhe në atë për regjistrimin dhe evidencën e të papunësuarve dhe punëkërkuesve.
Pas diskutimeve të gjera në komision, së bashku me përfaqësuesit e Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, u dakordua që shqyrtimi i këtyre amendamenteve të vazhdojë edhe në mbledhjen e ardhshme të komisionit.