Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi priti z.Michael Wood

, 22.12.2011




Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, kishte sot një takim me z.Michael Wood, udhëheqës i grupit të mbrojtësve të Kosovës pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Me këtë rast, pos tjerash, z.Michael Wood, tha se vendimi i Gjykatës Ndërkombëtare të Hagës, sa i përket shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ishte i drejtë. Kosova, tha ai, është rast sui generis dhe nuk mund të merret si precedent për raste të tjera.

Pasi e falënderoi z.Michael Wood për këtë vizitë, kryekuvendari Krasniqi i bëri një vështrim punës së Kuvendit të Kosovës, sidomos në fushën e legjislacionit. Në vijim kreu i legjislativit të vendit e vlerësoi punën e grupit të mbrojtësve të Kosovës pranë Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, të kryesuar nga z. z.Michael Wood. Bashkëbiseduesit folën edhe lidhur me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe për gjendjen në pjesën veriore të vendit.

Kryekuvendari Krasniqi priti  z.Michael Wood