Lajmet e fundit

Takimi Sahatqija- Glenski

, 29.12.2011




Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, znj. Teuta Sahatqija, u takua sot me znj.Karen Glenski, këshilltare ndërkombëtare në OSBE dhe znj. Sabiha Shala, këshilltare lokale në OSBE.

Znj. Sahatqija foli për aktivitetet e GGD-së për ta fuqizuar rolin e gruas, për angazhimin e GGD-së lidhur me mirëqenien, shëndetin, punësimin, arsimimin dhe aspektet tjera të jetës së gruas. Znj. Sahatqia njoftoi përfaqësueset e OSBE-së edhe lidhur më Strategjinë e GGD-së. Me këtë rast u tha se 40 deputetet e Kuvendit të Kosovës në mbështetje të dispozitave ligjore dhe në pajtim me Acquis communautaire do të mund të bëjnë më tepër për gruan, demokracinë, si dhe për aktivitetet që lidhen me realizimin e Objektivave të Zhvillimit të Mileniumit. Znj. Sahtqija duke u falënderuar për bashkëpunimin e mirë të deritashëm, theksoi nevojën e bashkëpunimit të mëtejmë me OSBE-në , sidomos në aspektin e fuqizimit të gruas në nivele lokale dhe fushat tjera.

Znj Glenski shprehu vullnetin e saj dhe të OSBE-së për të vazhduar dhe rritur bashkëpunimin me GGD-në në realizimin e planit dhe objektivave strategjike të GGD-së.

 

Takimi Sahatqija- Glenski