Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Komisionit për Amendamentimin e Ligjit për Zgjedhjet…

, 30.12.2011




Listat zgjedhore duhet të jenë kategori ligjore, e jo kushtetuese. Kështu, u vlerësua në mbledhjen e sotme të Komisionit për amendamentimin e Ligjit për Zgjedhjet e përgjithshme në Republikën e Kosovës, kryesuar nga Haki Demolli, kryetar i Komisionit. Ky rekomandim në formë amendamenti, do t'i propozohet edhe Komisionit për Amendamentimin e Kushtetutës të Republikës së Kosovës. Në këtë mbledhje, u diskutua edhe për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. Amendamentet e hartuara nga Komisioni, e që kanë të bëjnë me strukturën e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve , mandatin dhe kohëzgjatjen e tij, po ashtu do t'i rekomandohen për miratim Komisionit për Amendamentimin e Kushtetutës të Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, lidhur me listat zgjedhore, se a duhet të jenë të hapura, apo të mbylluara, Komisioni do të vendosë pasi që subjektet politike të japin rekomandimet.

Nga mbledhja e Komisionit për Amendamentimin e Ligjit për Zgjedhjet…