Lajmet e fundit

Kryekuvendari, dr.Jakup Krasniqi, do të presë në vizitë zyrtare, homologun maqedonas, z. Trajko Veljanoski

, 09.01.2012




Më 10 janar 2012, me ftesë të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, dr.Jakup Krasniqi, do të qëndrojë në Kosovë në vizitë zyrtare njëditore, kryetari i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, z. Trajko Veljanoski.

Agjenda e takimeve e kryekuvendarëve, përkatësisht z. Jakup Krasniqi-z. Trajko Veljanoski


11:15 Ceremonia e pritjes së z. Trajko Veljanoski, kryetar i Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, para hyrjes në ndërtesën e Kuvendit.

Pritje nga kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, dhe nënkryetarët e Kuvendit të Kosovës.


11:20-11:30 Takim kokë me kokë.
Vendi: kabineti i Kryetarit.


11:35 Nënshkrimi në librin e vizitorëve dhe fotografimi zyrtar.
Mediet: vetëm pamje, xhirime.

11:40-12:40 Takim i përbashkët Krasniqi - Veljanoski, me delegacione.
Vendi: Salloni i pritjes.
Mediet: vetëm pamje, xhirime.

12:40:12:55 Konferencë e përbashkët për media e dy kryekuvendarëve.

 

Kryekuvendari, dr.Jakup Krasniqi, do të presë në vizitë zyrtare, homologun  maqedonas, z. Trajko Veljanoski