Lajmet e fundit

Kryekuvendari Krasniqi uron presidentin e Parlamentit Evropian, z.Martin Schulz

, 18.01.2012




Me rastin zgjedhjes së z.Martin Schulz, president i Parlamentit Evropian, kryetari i Kuvendit të Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, i dërgoi një telegram urimi z. Schulz, me këtë përmbajtje:"


I nderuar Zoti President,

Nëpërmjet kësaj letre Ju uroj përzemërsisht zgjedhjen në institucionin e lartë të Presidentit të Parlamentit Evropian, ju uroj sukses në përmbushjen e përgjegjësive të mëdha në krye të këtij institucioni të lartë të Bashkimit Evropian.

Duke qenë alternativa e vetme dhe prioriteti ynë strategjik integrimi evropian dhe euroatlantik, ne presim nga Ju dhe nga gjithë miqtë tanë, të na mbështetni edhe në këtë proces historik dhe jetik për popullin e Kosovës, i cili do t'i sjellë në familjen e madhe të popujve evropianë vlerat e tij antike dhe moderne.

Duke vlerësuar lart marrëdhëniet e shkëlqyera midis Kuvendit të Kosovës dhe Parlamentit Evropian, shpreh bindjen që ato do të thellohen dhe zgjerohen në vazhdimësi. Me këtë rast, dëshiroj edhe njëherë t'ju siguroj për vullnetin dhe dëshirën tonë për bashkëpunim midis Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Parlamentit Evropian.

Shpresoj që në mandatin që keni do të gjeni kohë ta vizitoni Kosovën, për të cilën ka bërë dhe po bën aq shumë Bashkimi Evropian.

Ju lutem Shkëlqesi, pranoni shprehjen e konsideratës sime më të lartë".

 

 

Kryekuvendari Krasniqi uron presidentin e Parlamentit Evropian, z.Martin Schulz