Lajmet e fundit
Kryekuvendari, dr. Jakup Krasniqi, priti ambasadoren e Turqisë, Songul Ozan
, 25.01.2012
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, dr. Jakup Krasniqi, priti sot në një takim ambasadoren e Turqisë. Pasi u falënderua për pritjen, ambasadorja e Turqisë, znj. Songul Ozan, foli për bashkëpunimin gjithnjë në rritje ndërmjet Parlamentit të Madh të Turqisë dhe Kuvendit të Kosovës. Në këtë frymë bashkëpunimi të ndërsjellë , Kuvendin e Kosovës do ta vizitojnë dy grupe deputetësh nga Parlamenti i Madh i Turqisë. Ndërkaq, së shpejti në një vizitë zyrtarë në Parlamentin e Madh të Turqisë do të shkojë kryetari i Kuvendit të Kosovës, z. Krasniqi.
Kryekuvendari Krasniqi theksoi se bashkëpunimi ndërmjet Kosovës dhe Turqisë sa vjen e thellohet, e në këtë frymë kontribuojnë edhe vizitat e dyanshme. Këto vizita, tha kryekuvendari Krasniqi, shprehin fuqishëm bashkëpunimin shumë të mirë ndërmjet dy parlamenteve , por edhe të institucioneve tjera të Kosovës e Turqisë.