Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike
, 30.01.2012
Në mbledhjen e Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të kryesuar nga kryetari i komisionit, Ali Sadriu, u shqyrtuan rregullat e brendshme të procedurës së Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, të cilën e prezantoi anëtari i komisionit, Armend Zemaj. Me këtë rast ai tha rregullat e brendshme të procedurës së këtij komisioni i plotësojnë kushtet për miratim, meqë janë në harmoni të plotë me Rregulloren e Kuvendit.
Anëtarët e komisionit përkrahën rregullat e brendshme të procedurës së komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, ndërkaq më pas shqyrtuan edhe Planin e Punës së Komisionit për vitin 2012.
Anëtarët e komisionit adresuan disa vërejtje për Zyrën e Auditorit të Përgjithshëm, meqë siç theksuan ata ZAP-i ka sjellë me vonesë materialin në komision lidhur me Planin e Punës së ZAP-it.