Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Legjislacion
, 30.01.2012
Në mbledhjen e Komisionit për Legjislacion, të kryesuar nga Arben Gashi, kryetar i komisionit, u shqyrtua raporti i punës së Komisionit, për vitin 2011.
Më këtë rast anëtarët e komisionit përkrahën këtë raport, si dhe miratuan Planin e Punës së Komisionit, për vitin 2012.
Ndërsa, shqyrtimi i raportit me amendamente të komisionit funksional për Projektligjin nr.04/L-062 për fshatin Hoçë e Madhe mbeti të diskutohet për një mbledhje tjetër të radhës.