Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik ...
, 31.01.2012
Kryesuar nga Zenun Pajaziti, Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, shqyrtoi planin e Punës për vitin 2012. Lidhur me këtë, anëtarët e Komisionit vlerësuan se Plani i Punës për vitin 2012 përmban agjendë të qartë të angazhimeve në harmoni me fushëveprimtarinë e Komisionit. Agjendën e paraqitur në këtë Plan Pune, Komisioni e vlerësoi të përshtatshme për punë efikase. Pas debatit anëtarët e Komisionit unanimisht e miratuan atë.