Lajmet e fundit

Nga mbledhja e Kuvendit

, 31.01.2012




Deputetët e Kuvendit të Kosovës, në një mbledhje të jashtëzakonshme shqyrtuan sot propozimin e Grupit Parlamentar të PDK-së për miratimin e një Rezolute e cila parasheh përfundimin e Pavarësisë së Mbikëqyrur. Në këtë mbledhje, kryesuar nga kryetari i Kuvendit, dr. Jakup Krasniqi, Rezolutën e paraqiti përfaqësuesi i grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës Adem Grabovci. Ai me këtë rast njoftoi se Projekt Rezoluta është mbështetur nga të gjitha grupet parlamentare (përpos Lëvizjes Vetëvendosje), ndërkaq, në vijim foli edhe për rëndësinë e saj. Edhe kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi e vlerësoi moment të veçantë dhe historik për Kosovën fillimin e procesit për fillimin e procesit për përfundimin e Pavarësisë së mbikëqyrur. Ai në vijim po ashtu tha se suksesi për fillimin e këtij procesi u takon të gjithëve. Ky sukses, tha ai, nuk është meritë e vetëm një qeverie apo mandati, por, është meritë e të gjithë juve. Në vijim të mbledhjes, lidhur me Rezolutën e propozuar nga GP i PDK-së, u deklaruan shefat e grupeve. Shefi i Grupit Parlamentarë të LDK-së, Ismet Beqiri, përshëndeti fillimin e këtij procesi i cili sipas tij do të bëjë që edhe Kosova të ushtrojë pavarësinë e sajë e pa mbikëqyrur dhe e pa vëzhguar.

Nga ana tjetër, përfaqësuesi i Grupit Parlamentar të VV-së, Visar Ymeri, duke folur për rëndësinë e këtij procesi, deklaroi se edhe VV-ja është për heqjen e Pavarësisë së mbikëqyrur dhe kushtëzimeve. Por, vijoi ai, rezoluta e prezentaur nga GP i PDK-së, këtë gjë nuk e siguron. Sipas Ymerit, Rezoluta e propozuar nuk përkon në as një pikë me heqjen e Pavarësisë së mbikëqyrur. Në vijim të fjalës së tij, Ymeri lexoi një Projektrezolutë të formuluar në tetë pika, për të cilën u bëri apel deputetëve që ta mbështesin. Lidhur me këtë, kreu i Kuvendit, Krasniqi, tha se në mbledhje të jashtëzakonshme nuk mund të shqyrtohet propozimi i paraqitur, por mbledhja do të vazhdojë me një pikë të rendit të ditës, për të cilin paraprakisht janë siguruarar dyzetë nënshkrime nga deputetët.

Edhe përfaqësuesi i AAK-së, Ardian Gjini, pasi përshëndeti fillimin e këtij procesi, u shpreh në favor të Projektrezolutës së propozuar. Në favor të kësaj Projektrezolute, në emër të Koalicionit për Kosovë të Re u deklarua Myzejene Selmani, e cila po ashtu tha se Pakoja e Presidentit Ahtisari, ofron zgjidhje për të gjitha problemet në Kosovë. Projektrezoluta u përkrah edhe nga SLS-ja dhe Grupi Parlamentar Gjashtë Plus (6 +). Pas deklarimit nga ana e shefave të grupeve parlamentare, vijoi debati në të cilin u angazhuan deputetët duke dhënë vërejtje dhe rekomandime rreth Projektrezolutës së propozuar. Pas debatit, Projektrezoluta u hodh në votim me ç'rast gjeti përkrahjen e shumicës së deputetëve, (83 votua për, 13 kundër).

 

Nga mbledhja e KuvenditNga mbledhja e KuvenditNga mbledhja e KuvenditNga mbledhja e Kuvendit