Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Punë të Jashtme
, 01.02.2012
Komisioni për Punë të Jashtme i Kuvendit të Republikës së Kosovës në mbledhjen e tij të sotme, të drejtuar nga Hydajet Hyseni, nënkryetar i komisionit, ka shqyrtuar dhe më pas edhe e ka miratuar Planin dhe Programin e Punës së Komisionit për vitin 2012.
Komisioni për Punë të Jashtme, thuhet në Planin e miratuar, ka për qëllim: Realizimin e politikave strategjike nga plani i politikës së jashtme për zhvillimin e gjithmbarshëm ekonomik, politik e shoqëror, si dhe krijimin e parakushteve të plotësimit të kërkesave të standardizimit për proceset integruese të BE-së dhe të institucioneve tjera ndërkombëtare përmes: miratimit të infrastrukturës ligjore nën juridiksionin e tij dhe të strategjive politike për fushat përkatëse; mbikëqyrjes së ekzekutivit në zbatimin e ligjeve, si dhe hulumtimit të nevojave për plotësimin dhe ndryshimin e ligjeve.
Për realizimin e këtyre politikave, Komisioni do të shfrytëzojë forma dhe metoda pune siç janë: grumbullimi i informatave përmes dëgjimeve publike dhe formave të tjera të bashkëpunimit me qëllim të hartimit sa më të mirë të projektligjeve; formimi i grupeve punuese, kur është e nevojshme, për të rritur efikasitetin dhe ekspertizën e tij; zgjedhja e së paku një ligji nën juridiksionin e tij për të mbikëqyrë implementimin e tij;bashkëpunimi i rregullt me Institucionet ekzekutive të Republikës së Kosovës; bashkëpunimi i rregullt me organizata relevante ndërkombëtare;
puna drejt ngritjes së cilësisë së veprimit dhe të bashkëpunimit me subjektet e tjera;
përmirësimi i vizibilitetit dhe komunikimi me shoqata e qytetarë, etj.
Komisionit për Punë të Jashtme sipas Programit Legjislativ të vitit 2012, nuk do t'i procedohet ndonjë projektligj për shqyrtim. Komisioni, ndërkaq do shqyrtojë: Planit e veprimit të Kuvendit për integrime evropiane për vitin 2012; politikat strategjike të Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës; do të avancojë diplomacinë parlamentare; do të monitorojë Ministrinë e Punëve të Jashtme, për zbatimin e politikave strategjike; do të mbikëqyrë zbatimin e ligjeve në fuqi, si dhe do të realizojë vizita pune jashtë vendit.
Plani i punës për këtë vit është begatuar nga propozimet anëtarëve të Komisionit, për ftesën komisionit homolog për një vizitë Kuvendit të Kosovës, për rishfaqjen e nismës për takime të komisionet e jashtme të parlamenteve të vendeve të rajonit, për kontaktet me Parlamentin Evropian dhe për një vizitë Komisionit për Evropën Juglindore.
Në takim është propozuar gjithashtu që Komisioni tu drejtohet me një letër parlamenteve të vende ve të Bashkimit Evropian, përfshirë edhe vendet që nuk na kanë njohur, për tu shfaqur vullnetin tonë të mirë për bashkëpunim të ndërsjellë. Është theksuar se Komisioni duhet t'i shtojë kontaktet me mekanizmat e pranisë ndërkombëtare në Kosovës, të ta shqyrtojë Raportin e Progresit nga këndvështrimi i tij, të ketë edhe nisma për krijimin nga Kuvendi të grupeve të miqësisë me parlamente të vendeve mike, si dhe të bëjë aktivitete në kuadër të 100-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.