Lajmet e fundit

Takim i grave deputete me ambasadorin holandez, Robert Bosch

, 01.02.2012




Teuta Sahatqija, kryetare Bordit të Grupit të Grave Deputete, bashkë me anëtaren e Bordit, Flora Brovina dhe kryetaren e Komisionit për të Drejta të Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur dhe Peticione, Suzan Novobërdali , pritën sot në një takim ambasadorin e Mbretërisë së Holandës në Kosovë, Robert Bosch. Me këtë rast znj. Teuta Sahatqija foli për aktivitetet e GGD-ës dhe planet për këtë vit, si dhe për angazhimin e GGD-ës për të gjetur përkrahje, posaçërisht donatorë për të blerë apo siguruar një mamografi-mobile. Ajo pastaj foli edhe për mundësitë e bashkëpunimit me gratë deputete të Holandës. Znj. Flora Brovina, e cila është edhe anëtare nderi e PEN Klubit, foli për angazhimin e deputeteve për trajtimin e ligjeve nga perspektiva gjinore, e në këtë aspekt edhe për Ligjin e Shëndetësisë. Ambasadori Bosch foli për nivelin e përfaqësimit të gruas në Holandë, që është 40 për qind, ndërsa duke përgëzuar deputetet për punën e mirë që po e bëjnë, shprehu gatishmërinë që të shikojë mundësitë e përkrahjes së nismave të grave, sidomos në përfaqësimin e tyre, por edhe në aktivitete tjera.

Takim i grave deputete me ambasadorin holandez, Robert Bosch