Lajmet e fundit
Mbledhja e Komisionit për Integrime Evropiane
, 06.02.2012
Komisioni për Integrime Evropiane, i kryesuar nga Lutfi Haziri, kryetar i komisionit, shqyrtoi dhe përkrahu me disa vërejtje dhe plotësime Projektligjin 04/L-46 për Transmetimin Publik në Kosovë, si dhe Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Mediave, me amendamentet e komisioneve funksionale, nga aspekti i përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së.
Më tej anëtarët e komisionit përkrahën edhe këto projektligje: Projektligjin nr.04/1179/L-74 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Shërbime Këshilluese për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Projektligjin nr.02/l-17 për Shërbime Sociale dhe Familjare, Projektligjin nr.04/L-98 për Dëminim humanitar, si dhe Projektligjin nr.04/L-76 për pensionet e pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë së Kosovës.