Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale
, 06.02.2012
Komisioni për Shëndetësi, Punë dhe Mirëqenie Sociale i Kuvendit të Republikës së Kosovës, në mbledhjen e sotme, të kryesuar nga Fikrim Damka, kryetar, ka shqyrtuar Projektligjin për regjistrimin dhe evidencën e të papunësuarve dhe punëkërkuesve.
Shqyrtimi i këtij projektligji u shoqërua me diskutime të hollësishme nga ana e anëtarëve të komisionit dhe përfaqësuesve të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, rreth amendamenteve të propozuara.
Shqyrtimi i amendamenteve të tjera do të vazhdojë në mbledhjet e ardhshme të komisionit.