Lajmet e fundit
GGD-ja, USAID-i dhe DEMI bashkëpunojnë për rritjen e efikasitetit të administrimit në komuna
, 07.02.2012
Kryetarja e Grupit të Grave Deputete, znj. Teuta Sahatqija, u takua sot me eksperten nga Iniciativa për Komuna Demokratike dhe Efektive (DEMI), dhe znj. Melihate Limani e z.Ramadan Klicurica nga USAID-i. Bashkëbiseduesit u dakorduan që të ndihmojnë në fuqizimin e rolit të grave dhe në ngritjen e efektshmërisë së administratës në komuna, e veçanërisht rritjen e rolit dhe efikasitetit të grupeve të grave asambleiste dhe zyrave për barazi gjinore. Znj. Sahatqija theksoi rëndësinë e organizimit të trajnimeve dhe tryezave që do të rritnin kapacitetet profesionale të grave në komuna, sidomos në aspektin e buxhetimit. Ky angazhim fillimisht përfshin komunat nga tri rajone dhe nga Shtërpca, ndërsa më vonë do të përfshijë edhe komuna tjera. Aktivitetet do të fillojnë nga gjysma e marsit.