Lajmet e fundit
Nga mbledhja e Komisionit për Zhvillim Ekonomik...
, 14.02.2012
Komisioni për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti dhe Industri i Kuvendit të Kosovës, kryesuar nga Zenun Pajaziti, kryetar, në mbledhjen e sotme shqyrtoi Projektstatutin e Autoritetit Kosovar të Konkurrencës (AKK). Gjatë debatit lidhur me këtë, anëtarët e Komisionit nuk paraqitën vërejtje që do të ndikonte në substancën e Projektstatutit të propozuar, andaj unanimisht u përkrahën me disa vërejtje për të cilat u kërkua që të inkorporohen në draftin final.
Po ashtu, në këtë mbledhje, Komisioni miratoi edhe Raportin për mbikëqyrjen e zbatimit të Ligjit për shpronësimin e tokës së paluajtshme.
Këtë Raport, Komisioni vendosi ta procedojë në seancë plenare sipas Rregullores së Kuvendit të Republikës së Kosovës.